Lunacek: Dorëheqja e Pacollit përmirëson imazhin e Kosovës

Kosova

Lunacek: Dorëheqja e Pacollit përmirëson imazhin e Kosovës

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 17:07

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, duke folur lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është nën hetime nga prokuroria e EULEX-it, ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do të përmirësonte imazhin e Kosovës.
“Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit, sepse ndonjëherë ka afera korruptuese në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim”, ka thënë Lunacek.

Ajo ka mbështetur presidenten Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit.

“Është e plotësisht e drejtë që presidentja Jahjaga të qëndrojë në zyrën e saj dhe kjo për dy arsye, një sepse pjesë të marrëveshjes mes tre liderësh nuk janë zbatuar ende, dhe së dyti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndrojë në detyrë”, ka deklaruar Lunacek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat