Atë që nuk e bëjnë institucionet e bëjnë qytetarët

Kosova

Atë që nuk e bëjnë institucionet e bëjnë qytetarët

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 16:12

Ndërsa, dhjetëra pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale serbe” të pranishëm në tendën përskaj urës janë tubuar menjëherë pranë barrikadës. Mirëpo, Policia e Kosovës, për këtë rajon, thotë se bëhet fjalë për një person me probleme psikike.

Megjithatë, zyrtarët e Komisionit Parlamentar për Siguri, iniciativën e qytetarëve e shohin mungesë të veprimit të institucioneve për të krijuar siguri dhe lëvizje të lirë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i këtij komisioni, Ahmeti Isufi, i tha Radio Kosovës se neglizhenca e institucioneve, që janë përgjegjëse për siguri dhe lëvizje të lirë, po bënë që qytetarët marrin vetë iniciativë.

“Është mungesë e veprimit konkret të institucioneve, sepse 13 vjet pas luftës kemi një vend të izoluar në mes të Evropës, vënie të barrikadave dhe mosfunksionim të shtetit në një pjesë të territorit. Prandaj, largimi i barrikadave është obligim i institucioneve dhe nëse institucionet nuk e realizojnë atëherë lejohet që në mënyrë anarkike të veprojnë vet qytetarët”, tha Isufi.

Barrikadat në pjesën veriore ishin vendosur nga serbët e asaj pjese pas 25 korrikut të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi për vënien e reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Serbinë.

Megjithatë, KFOR-i disa herë kishte ndërmarrë aksione për largimin e tyre, por, pa rezultate. Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer ka deklaruar më herët se kjo barrikadë ka domethënie politike, prandaj kërkon zgjidhje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat