Tri krishtlindjet tona të përgjakura, 1913, 1921, 1943 - Bota Sot
Tri krishtlindjet tona të përgjakura, 1913, 1921, 1943

Kosova

E shtunë, 30 korrik 2016

Tri krishtlindjet tona të përgjakura, 1913, 1921, 1943

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:09

Shkencërisht është vërtetuar se pjesa absolute e shqiptarëve myslimanë në periudhën paraislame, i përkisnin ritit të krishterë ortodoksë të kishave bizantine- greke, shënklimentiane bullgare dhe shënsaviane serbe. Një ndër dëshmitë e fuqishme për këtë fakt historik kulturor është tradita e shënimit të Natës së Krishtlindjeve më 6 janar, e njohur si Nata e Bozhiqeve. Shënimin dhe manifestimin e kësaj tradite etnokulturore e kanë përcjellë, midis të tjerave, këto veprime: Për Bozhiqet kanë filluar përgatitjet në vjeshtën e hershme, me të korrat e misrit dhe vjeljen e pemëve vjeshtore. Gjatë xhvoshjes janë ndarë tramakët e misrit me kokrra të shëndosha dhe janë lidhur në varg, për t’i ruajtur për zierje në Natën e Bozhiqeve. Gjatë vjeljes së ftonjve dhe të dardhave nguravica, janë zgjedhur kalavesha, por edhe kokrra të shëndetshme dhe janë ruajtur (të varura në mure dhe tavane të dhomave ose në fund të arkave të nusërisë) për Natën e Bozhiqeve. Në Natën e Bozhiqeve shqiptari mysliman e varte armët në çengele dhe i përkushtohej aktivitetit që kishte të bënte me ndjelljen e paqes e të mirëqenien për motmotin midis dy Bozhiqeve. Dy ose më shumë meshkuj të rritur merrnin sëpatën dhe i tutnin pemët, rrënjë për rrënjë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test