Kryeministri bishtnon debatin për korrupsionin, opozita braktis Kuvendin

Kosova

Kryeministri bishtnon debatin për korrupsionin, opozita braktis Kuvendin

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 17:43

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bërë që më datë 13 korrik 2012, ishte kërkuar zhvillimi i debatit mbi raportimin e gazetës investigative “Prepotr” në lidhje me shpërdorimin e parasë publike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo Qeveria e Kosovës e injoroi tërësisht Kuvendin dhe debatin duke mos u përfaqësuar në Kuvend. Duke qenë se prezenca e saj në lidhje me temën ishte e domosdoshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi shtyrjen e debatit për të hënën, ku duhet të marrë pjesë edhe kabineti qeveritar, me kërkesën që të jenë prezent veçanërisht Kryeministri, Ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit ekonomik. Në mungesë të tyre debati nuk do të përmbushte qëllimin e mbikëqyrjes parlamentare që është detyrë e Kuvendit, të transparencës dhe të llogaridhënies. Kjo kërkesë u përkrah edhe nga grupet e tjera parlamentare LDK dhe AAK mirëpo u kundërshtua nga partitë e koalicionit. Në një situatë të tillë me daljen e grupeve parlamentare të opozitës u ndërpre seanca, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat