LDK mbajti mbledhjen e saj, u diskutua për idenë e bashkimit të spektrit të djathtë

Kosova

LDK mbajti mbledhjen e saj, u diskutua për idenë e bashkimit të spektrit të djathtë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:37

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot pasdite, mbajti mbledhjen e saj të radhës. Në këtë mbledhje u diskutua për idenë e bashkimit të elektoratit dhe të spektrit të djashtë politik rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës, si parti më e madhe e opozitës dhe e së djathtës në Kosovë.
Siç bëhet e ditur nga komunikata,është përkrah ideja e lidhjes rreth një platforme programore dhe elektorale, me qëllim të fitores në zgjdhejet e ardhshme dhe të krijimit të një Qeverie kredibile dhe të aftë për të punuar në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe një herë rikonfirmon qëndrimin e kësaj partie lidhur me bisedimet me Serbinë. Lidhja Demokratike e Kosovës në pranim përkrah dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dy shtete sovrane dhe të barabarta, si dhe rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. LDK-ja nuk pranon asnjë lloj dialogu që do të kishte temë Statusin e Republikës së Kosovës apo rregullimin e brendshëm të saj. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron qenësor ruajtjen e unitaritetit të institucioneve të saj dhe konfirmon angazhimin e saj në drejtim të shtrirjes dhe të funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat