Deputetët vrasës, një grup parlamentar më vete?

Kosova

Deputetët vrasës, një grup parlamentar më vete?

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:57

Pavarësisht pohimeve të ditëve të fundit, me intensitet më të lartë, se së shpejti do të ndodhin arrestimet e dorasit dhe urdhërdhënësit të vrasjes së Xhemail Mustafës, ende asgjë e re nuk po ndodhë. Në fakt pohimet për përmbylljen e hetimeve të rastit të Mustafës kanë më shumë se një vit dhe ato kanë dalur nga vetë zyra e organeve të ndjekjes. Por, janë edhe shumë të tjerë vrasës dhe porositës të vrasjeve politike, që nuk dihet se në cilën pjesë të sistemit janë të përfshirë.
Është e qartë që vetëm nga rasti Mustafa ata janë të përfshirë edhe në polici. Por, meqë bëhet fjalë për një mori rastesh të pazbardhura, më së paku të dhjetëra aktivistëve dhe zyrtarëve të LDK-së apo komunal të vrarë, përfshirë edhe tre gazetarë, dy të “Bota sot” dhe një të ish “Rilindjes”, atëherë rezulton se pashmangshmërisht se më shumë se një apo dy shtylla të sistemit të jenë të përfshira në vrasje. Ndërsa, ka edhe shumë raste të tjera të vrasjes së njerëzve që kishin marrë pjesë në vrasje dhe eliminimi i tyre u bë për të zhdukur dëshmitë e vrasjes dhe për të gjymtuar proceset e mundshme hetimore apo kur vetëm kishin nisur hetimet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat