Luftë speciale kundër FARK-ut bën tradhtarët e Marrëveshjes së Osllos

Kosova

Luftë speciale kundër FARK-ut bën tradhtarët e Marrëveshjes së Osllos

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 18:58

Në fillim të marsit 1998 kolonel Ahmet Krasniqi pati takime edhe me personalitete dhe persona që përfaqësonin ose përfoleshin për faktorin ushtarak të Kosovës. Me ndihmën e veprimtarit të dalluar politik dhe ushtarakut Sali Çekaj të njohur në Kosovë dhe Diasporë, Hafiz Gagicës, kolonel Tahir Zemës e të tjerëve vihen lidhjet e para me eprorët shqiptarë në Perëndim. Duke ditur se Salih Çekaj është njëri ndër themeluesit e parë të njësive të para guerile të Republikës së Kosovës në Dukagjin, Ahmet Krasniqi takohet me të për ta biseduar çështjen e shkrirjes së grupit të tij ushtarak në FARK. Takimi u bë në Zvicër në fillim të muajit mars. Ministrinë e Mbrojtjes e përfaqësoi Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihu, ndërsa grupin ushtarak të Salih Çekajt e përfaqësonte vetë Salih Çekaj me Zenun Idrizin dhe Saim Tahirin. Pas shqyrtimit të shumë çështjeve ushtarake dhe politike, Salih Çekaj pa kurrfarë kushtesh e shkriu grupin e vet ushtarak në FARK dhe mori detyra për organizimin-funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes së bashku me Ministrin kol. Ahmet Krasniqin.
Vizioni i kolonel Ahmet Krasniqit dhe, pa modesti e themi edhe i yni, pra bashkëpunëtorëve të tij, ishte i qartë: 1. Të krijohet një ushtri e fortë kombëtare për çlirimin e trojeve të okupuara; 2….

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat