Limaj: Situata në PDK - shqetësuese

Kosova

Limaj: Situata në PDK - shqetësuese

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 19:44

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet të personalizohet, se duhet të reformohet e të hapet për tu përgatitur për sfidat qe e presin. Sipas tij, situata brenda PDK-së është shqetësuese, ndërsa shton se kjo parti nuk është pronë private e askujt.
“Aktualisht jemi në situata shumë të rënda”, ka thënë Limaj, duke shtuar se PDK e presin sfida edhe më të rënda, të cilat mund të tejkalohen “vetëm me një unitet të mirëfilltë”.

“Çdo variant tjetër do ta dëmtonte PDK-në. Kjo do të reflektonte edhe në proceset e përgjithshme të vendit”, thekson Limaj, sipas të cilit ka ardhur koha për reforma të thella në PDK.

“Të shkojmë në zgjedhje përmes modelit një anëtar një votë. PDK ka nevojë për kuadër të profesionalizuar dhe njerëz meritorë. PDK duhet t’i prijë demokratizimit të brendshëm. Nuk ka mundësi të ketë institucione të mirëfillta, nëse nuk kemi parti të demokratizuara brendapërbrenda”, deklaron Limaj, duke shtuar që kjo gjendje nuk i kontribuon PDK-së.

“Ose duhet të kthehet dhe të funksionojë mbi bazën e normave statutare të partisë, ose kjo parti është e destinuar për të dështuar”, thotë Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat