Isufi: Kjo qeveri duhet të marrë fund sa më parë - Bota Sot
Isufi: Kjo qeveri duhet të marrë fund sa më parë

Kosova

E mërkurë, 27 korrik 2016

Isufi: Kjo qeveri duhet të marrë fund sa më parë

Më: 13 tetor 2012 Në ora: 22:32

Qeveria e tanishme duhet të shkojë sa më parë, dhe duhet ti jepet fund krizës aktuale institucionale, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi. Ai tha se kriza aktuale institucionale po e dëshmon se vazhdimi i qeverisë aktuale është thuaja I pamundur. Por, i pyetur nëse AAK-ja është e gatshme për të hyrë në qeveri me PDK-në, tha se partia e tij ende e ka qëndrimin se vetëm me kryeministër Ramush Haradinajn mund të hyjnë në koalicion, kjo pasi ai është dëshmuar se mund të qeverisë si duhet dhe në mënyrën më të mirë për vendin. Ai për TV21 tha se dallimet e shprehura në mendime nga deputetët e AAK-së dhe vota pro e disa deputetëve dhe abstenimi i të tjerëve në mocionin e VV-së për privatizimin tha se duhet parë si reflektim i demokracisë së brendshme dhe janë thjeshtë nuancime në mendime.
Sa i përket dollisë së ngritur ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe vëllait të liderit të AAK-së, Daut Hradinajt i cili mendohet se e zëvendëson rolin e Ramushit në parti, Isufi tha se nuk ishte rasti në atë takim që të bisedohej për koalicion, dhe se e premtja në Deçan i kushtohej Isa Boletinit dhe manifestimit të 100 vjetorit të Pavarësisë si dhe nderimit të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test