Rexhepi: Unë dhashë urdhrin që të mos lejohet hyrja në Qeveri

Kosova

Rexhepi: Unë dhashë urdhrin që të mos lejohet hyrja në Qeveri

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 12:36

(I plotësuar) Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi u ka thënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ai kishte dhënë urdhër që Policia të mos i lejojë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në ndërtesën e Qeverisë.
Ai ka thënë se Policia do të duhej të ishte edhe më rigoroze. “Po është e vërtetë që unë e kam dhënë urdhrin dhe policia është dashur të tregohen më rigoroz. Kështu do të veprohet edhe në të ardhmen se asnjë person, e as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje s’duhet ta pengojnë punën e institucioneve. Rexhepi ka thënë se është mësuar nga taktikat e Vetëvendosjes, të cilat ato i ka quajtur të ndyra.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Vetëvendosjes Visar Ymeri. Ai tha se ministri po gënjen sepse deputetët e vetëvendosjes janë nisur drejt Qeverisë por me urdhër të Qeverisë i është penguar hyrja. Ndërkohë kryesuesi i seancës Sabri Hamiti gjuhën e Ministrit Rexhepi e ka quajtur gjuhë kërcënuese ndërsa ka thënë se gjuha e përdorur në kuvend nuk i ngjan gjuhës parlamentare.

Policia nuk tregon se kush ka urdhëruar ndërhyrjen policore

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje kundër privatizimit të Distribucionit të KEK-ut ka përfunduar me lëndimin e tetë protestuesve dhe nëntë policëve, edhe me shoqërimin dhe intervistimin e 66 protestuesve në stacionin policor. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha sqaroi se Policia e Kosovës ka qenë e detyruar të veproj kundër protestuesve të cilët e kanë kërcënuar objektin qeveritar.
“Policia e Kosovës në realizimin misionit të vet, është përballur me një forcë të dhunshme me ç`rast e ka përdorur forcën e domosdoshme proporcionale dhe ligjore, për zbrazjen e protestuesve nga objekti i qeverisë, me qëllim të mirëmbajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe eliminimin e çfarëdo faktori i cili do të dëmtonte objektin”, ka thënë Rexha në një konferencë shtypi.

Ai po ashtu, ka thënë se ka qenë një numër i madh i protestuesve dhe gjatë kësaj proteste kanë marrw lëndime të lehta nëntë policë.

“Ne kemi diku pjesëmarrës rreth 150 protestues, kemi 66 persona të cilët i kemi shoqëruar në Stacionin Policor qendra dhe intervistimi i tyre ka filluam me prezencë të prokurorit publik. Kemi tetë persona me lëndime të lehta, si dhe nëntë policor të cilët kanë kërkuar ndihëm mjekësore”, ka thënë Rexha.

I pyetur se kush ka urdhëruar ndërhyrjen policore,Rexha nuk ka dhënë shumë detaje, megjithatë ka thënë se ruajta e objekteve publike është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai shtoi se nuk e di arsyen pse policia nuk ka arrestuar deputetin Rexhep Selimi, në momentet kur ndodhi arrestimi i deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes.

* * * * *

Arrestohen 62 protestues, ja lista

Policia e Kosovës ka arrestuar 62 protestues, të cilët kundërshtonin nënshkrimin e kontratës së Qeverisë me kompaninë turke, “Calik”, për shitblerjen e Rrjetit të Shpërndarjes dhe Furnizimit të KEK-ut. Më poshtë është lista me emrat e të arrestuarve në mesin e të cilëve, katër të lënduar, njëri prej tyre rëndë: Gëzon Kastrati (i lënduar shumë në kokë dhe fytyrë), Arianit Sadiku (i lënduar), Labinot Beqaj (i lënduar), Gerolld Nikoliqi (i lënduar).

1. Abdyl Gashi,
2. Abdyl Osmani,
3. Agron Kabashi,
4. Alban Krasniqi,
5. Ali Krasniqi,
6. Alisa Hasani,
7. Alket Zeqiri,
8. Anita Shabani,
9. Arben Emini,
10. Arbënor Dehari,
11. Arianit Sadiku (i lënduar),
12. Avdi Musa
13. Beskim Gashi,
14. Besnik Bytyqi,
15. Boiken Abazi,
16. Brikenë Ramabaja,
17. Dardan Molliqaj,
18. Daut Rama,
19. Deni Rakoci,
20. Denis Ibërdemaj,
21. Drenushë Xhemajli,
22. Drilon Ramabaja,
23. Durim Jashari,
24. Egzon Balaj,
25. Egzon Kongjeli,
26. Etleva Malushaj,
27. Flamur Pireva,
28. Flamur Shahini,
29. Florent Ramqaj,
30. Frashër Krasniqi,
31. Genitan Topalli,
32. Gentian Sala,
33. Gerolld Nikoliqi (i lënduar),
34. Gëzon Kastrati (i lënduar shumë në kokë dhe fytyrë),
35. Hysen Durmishi,
36. Ilir Metushi,
37. Ismet Dibrani,
38. Labinot Beqaj (i lënduar),
39. Leonora Sylejmani,
40. Lirim Gashi,
41. Luan Hoti,
42. Marigonë Drevinja,
43. Masar Shala,
44. Mentor Kabashi,
45. Muhamet Bytyqi,
46. Naim Jakaj,
47. Nol Nushi,
48. Pajtim Demaj,
49. Petrit Bajraktari,
50. Pleurat Thaçi,
51. Premton Ibërdemaj,
52. Qazim Jashari,
53. Rrahman Bislimi,
54. Shkodran Hoti,
55. Shpend Hasani,
56. Skënder Llugiqi,
57. Skënder Merturi,
58. Valon Hoti,
59. Veton Dragusha,
60. Xhelal Sveçla,
61. Xhevat Sefaj,
62. Zgjim Hyseni.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i nxori janshtë nga ndërtesa e Qeverisë deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e këta të fundit u nisën për të shkuar në Kuvendin e Republikës Kosovës ku do të mbahet seanca parlamentare por policia nuk po i lejon të futen as në Kuvend.

Protesta

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin po proteston kundër nënshkrimit të kontratës të për shitblerjen e Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës. Deputetë e VV dhe protetsuesit janë konfrontuar me Policinë e Kosovës, duke arritur të hyjnë në oborrin e qeverisë, dhe duan që të hyjnë brenda qeverisë.

Ndërkohë ka ndërhyrë njësia speciale e policië, të cilët kanë përdorur sprej dhe lotsjellës dhe kanë arrestuar disa prej protetsuesve. VV thotë se ka të lënduar.

Kronologjia e protestës së sotme deri në këto momente

10:50 – Trupërojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë.

10:45 – Përvec policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi.

10:40 – Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakëderdhje në sy.

10:39 – Ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi ka dal në oborr të ndërtesës së Qeverisë dhe i bërë thirrje policisë që t’i larojnë protestuesit për një minut.

10:32 – Një pjesë e protestuesve janë brenda oborrit të ndërtesës së Qeverisë, kurse Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar gjithë sheshin deri te shkallët e Teatrit Kombëtar, duke mos i lënë as kalimtarët të kalojnë.

10:21 – Vazhdojnë arrestimet e dhunshme nga Njësia Speciale.

10:20 – Arrestohet deputetja Albana Gashi.

10:16 – Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët do të hynin në sallën ku është planifikuar të nënshkruhet kontrata (në ndërtesën e Qeverisë), janë ndaluar dhunshëm nga policia te dera e hyrjes.

10:10 – Në këto moment po ndërhynë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duke u hedhur sprej protestuesve dhe duke i arrestuar.

10:09 – Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat