Autostrada “Ibrahim Rugova” fiton çmim ndërkombëtar - Bota Sot
Autostrada “Ibrahim Rugova” fiton çmim ndërkombëtar

Kosova

E martë, 26 korrik 2016

Autostrada “Ibrahim Rugova” fiton çmim ndërkombëtar

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 15:32

Projekti i Autostradës së Kosovës Rruga 7 “Ibrahim Rugova” ka fituar çmimin për Menaxhimin e Projektit në garën vjetore të Federatës Ndërkombëtare të Rrugëve, Çmimet për Arritjet Globale Rrugore 2012. Ky cmim ju jepet projekteve nga e gjithë bota për zbatimin e praktikave më të mira në ndërtimin e autostradave.
Rruga 7 është një autostradë me 4 korsi me gjatësinë 102 km e cila shtrihet nga Morina, në kufirin Jugor me Shqipërinë deri në Veri të Kryeqytetit të Kosovës, Prishtina.
Që nga nisja e punimeve në Maj 2010, Bechtel – Enka GP kanë përfunduar dhe hapur për trafikun 42.5 km autostradë nga Morina në nyjën lidhëse të Dule-s, një vit para afatit të parashikuar në kontratë dhe brenda buxhetit.
“Jemi të nderuar që fituam këtë çmim prestigjioz I cili njeh dhe vlerëson aftësitë tona të menaxhimit në ndërtimin dhe dorëzimin e një autostrade për Kosovën në buxhetin dhe afatet e kërkuara”, wshtw shprehur Mike Mix, Menaxheri i Projektit të Autostradës së Kosovës pas njoftimit të marrë për fitoren e këtij çmimi.
Në përfundim të saj, Autostrada e Kosovës do të sherbeje si qender e transportit rrugor kombëtar c’ka do të jetë një ndihmë konkrete për promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Rajonit.
Bechtel dhe Enka kanë përfunduar me sukses shumë projekte të tjera infrastrukturore të rëndësishme në rajon siç janë Autostrada e Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë. Së bashku kanë ndërtuar rreth 28,000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele me një total prej 350 kilometra gjatësi dhe 25 projekte të mëdha urash.
Ekipit të Bechtel – Enka GP do ti dorëzohet çmimi i dhënë nga IRF( Federata Ndërkombëtare e Rrugëve) në ceremoninë që do të organizohet për ndarjen e çmimeve në Janar 2013 në Washington DC.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test