Asselborn: Serbia do ta njohë Kosovën - Bota Sot
Asselborn: Serbia do ta njohë Kosovën

Kosova

E mërkurë, 24 gusht 2016

Asselborn: Serbia do ta njohë Kosovën

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 22:04

E rëndësishme është që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa Serbia një ditë do të vijë në situatë kur do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë për mediat serbe ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.
Ministri i jashtëm i Luksemburgut ka thënë se është në interesin e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet mes veti.

Në kuadër të kësaj, Asselborn, ka thënë se është plotësisht i pranueshëm rekomandimi i Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, transmeton “Novosti”.

“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe të jetë më përmbajtësor. Bisedimet janë mënyra e vetme që do të sjell deri te normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetit të Rajonit, kurse jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Asselborn.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test