Në LDK nuk ka vrasës, kriminelë, banditë e reketues

Kosova

Në LDK nuk ka vrasës, kriminelë, banditë e reketues

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 19:51

Pasojat e “Zanzibarit” ngjarjeje jo të zakonshme për demokracitë normale, do ti vuajë LDK-ja edhe në prag të zgjedhjeve, si rezultat i atyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme që i inicio dhe i inspiroi Hashim Thaçi me degradimin e Presidentit, dhe në këtë rast duhet të themi dhe të jemi të sinqertë se fajin kryesor nuk e kishte kryetari i një partie rivale, por e kishte kryetari i LDK-së, ngase me një shpejtësi u desh të organizohen zgjedhjet brenda LDK-së, dhe për 3 ditë LDK-ja u desh të bëhej gati për zgjedhjet parlamentare, çka kjo do e dobësoi shumë sepse edhe përzgjedhja e emrave për delegat duhej të bëhej shkel e shko, pasi që koha nuk priste, pra edhe këtu LDK-ja pësoi një goditje të madhe, megjithatë, fatmirësisht në Kuvendin e LDK-së u zgjodh një Kryesi e re, dhe një Kryetari ri që jepnin mesazhe se LDK-ja do të reformohej me kohë, dhe rigjenerohej e profesionalizohej. Në zgjedhjet e asokohshme, LDK-ja mbeti përsëri partia e dytë, por me një rritje numrash në Parlament, pasqyrë kjo se megjithatë ishte ndalur trendi i humbjes së më shumë mandateve për deputetë. Pas zgjedhjeve të fundit LDK-ja tentoi që të bëj disa ndryshime edhe kadrovike, por edhe programore e statutore, gjë që duhet të përshëndetet shumë ngase ishte një risi që prej vitit 2006.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat