Quinti përshëndet takimin e dy kryeministrave

Kosova

Quinti përshëndet takimin e dy kryeministrave

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 21:27

Ambasadorët e Quintit kanë përshëndetur sonte takimin ndërmjet dy kryeministrave në Bruksel dhe rezultatin që doli nga ai takim. Në një njoftim farë të shkurtër për opinionin, thuhet se “Ambasadat e Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e mirëpresin takimin e parë në mes të kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë, nën kryesimin e baroneshës Ashton, ku u zotuan se do të punojnë së bashku për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat