SHBA fuqimisht përkrah dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

Kosova

SHBA fuqimisht përkrah dialogun për normalizimin e marrëdhënieve

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 23:03

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Philip Reeker komenton në njoftimin e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, bën të ditur ambasada amerikane në njoftimin e saj.
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Ambasadori Philip Reeker, foli sot në Qendrën për Mediume të Huaja në Washington DC lidhur me politikën e SHBA-ve dhe zhvillimet në Evropën Jugore Qendrore. Në një pjesë të fjalës së tij ambasadori Rekeer komentoi në njoftimin e sotëm të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton.
Lidhja për videon me cilësi transmetuese të fjalës së ambasadorit Reeker mund të shkarkohet këtu: http://www.stateondemand.state.gov/Regional-Issues/Europe/ambassador-reeker-comments-trip-to-kosovo/s/f218ee01-88ca-4daf-b490-6c78d34f7ce8

“Mendoj se një nga sfidat kryesore, siç e dimë të gjithë, është marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe sot ne jemi shumë të kënaqur që pamë njoftimet nga Brukseli nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton lidhur me vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është diçka që ne e përkrahim shumë. Sekretarja Clinton dhe Zonja Ashton janë në kontakt të ngushtë lidhur me këto çështje sikurse edhe Ndihmës Sekretari Gordon, dhe unë bashkë me homologët tanë në BE. Ne fuqimisht përkrahim vazhdimin e dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjen e mospajtimeve e që do t’i mundësojë edhe Republikës së Kosovës edhe Republikës së Serbisë që të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane.” BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat