Barazimi i xhelatit me viktimën!

Kosova

Barazimi i xhelatit me viktimën!

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 18:49

A mund të barazohen krimet serbe me ndonjë krim nga shqiptarët? A mund të barazohen 12 mijë vrasje shtetërore me dhjetëra vrasje nga forca vullnetare shqiptare? Kjo është pyetja që para se të hyhej në bisedime duhej të zgjidhej me bashkësinë ndërkombëtare, qoftë edhe duke paguar çmimin e izolimit nga vendet e BE-së pro Serbisë?
Kosova nuk ka për të sqaruar me Serbinë vetëm një luftë dhe vetëm një situatë apo ashtu siç pretendon Serbia dhe miqtë e saj, pakënaqësinë se serbëve në veri. Serbia nuk duhet të jap llogari vetëm për luftën e fundit, për 12 mijë të vrarët e të masakruarit, për rreth dy mijë të zhdukur dhe rreth tre mijë të dhunuar, dhe për qindra mijëra pasuri të shkatërruara, shtëpi, plevica, automjete dhe pasuri tjetër të paluajtshme, por ajo ka hesape të pashlyera me Kosovën qe një shekull e gjysmë, që kur dëboi me qindra mijëra shqiptarë duke ua rrëmbyer edhe gjënë e gjallë se tokën dhe jetët po se po. Dhe këta shqiptarë vetëm në Kosovë përbëjnë disa qindra mijëra veta, e mbase më shumë se një milion në Turqi. Dhe këta shqiptarë i kanë tapitë e tyre për tokat e tyre në Serbi, në gjithë atë territor deri tek Nishi që ishte i dominuar absolutisht nga shumica shqiptare autoktone. Pra, derisa kryeministri i Serbisë Daçiq i tha simbolikisht kryeministrit të Kosovës se ai ishte...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat