Çka kanë të përbashkët Vehabizmi dhe Bashkësia Islame e Kosovës?

Kosova

Çka kanë të përbashkët Vehabizmi dhe Bashkësia Islame e Kosovës?

Më: 18 nëntor 2012 Në ora: 18:46

Pas luftës, Kosova ishte një terren i përshtatshëm për të përhapur doktrinën e Vehabizmit. Kjo dukuri negative ka marrë përhapjen zakonisht përmes shoqatave të ndryshëm humanitare. Që në emër të njerëzores kanë bërë jo njerëzoren. Ndihmesë të madhe ka dhënë edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila në një formë, lë për të kuptuar se është e lidhur me ato shoqata që kanë prejardhje të dyshimtë në financimin e këtij sekti fetar. Pra, në pamje të jashtme i ndan mjekra dhe pantallonat, Vehabizmin dhe BIK-un, ndërsa i bashkon krejt tjerat duke filluar nga ndërtimi i xhamive e deri tek parat që tek ta janë akti më i lart njerëzor. Kemi tash edhe rastin e fundit të imamit Shefqet Krasniqit, i cili kishte fyer dhe kishte nxitur urrejtje ndërfetare e që tash ka filluar një proces gjyqësor kundër tij, më vonë kishte predikuar në emër të fesë në një TV të Kosovës para zgjedhjeve se kush është mirë të votohet e kush jo. Pas gjithë këtyre skandaleve ende mban pozitën që kishte, pra BIK-u është pro kësaj lëvizje.
BIK-u shihet se ka bërë buxhet të mirë, derisa nuk lëvizin nga pozicionet që kanë, ata kanë uzurpuar dhe kanë familjarizuar gjithë stafin akademik duke filluar nga Myftiu e deri tek pastruesit. Kemi me qindra doktorë të shkencave Islame që nuk ushtrojnë profesionet e veta për të vetmen arsye se nuk ju binden urdhrave të mbrapshta që janë në kundërshtim me islamin e që punojnë në BIK. Nuk janë të rastësishme edhe tronditjet që u bënë në disa komuna të Kosovës vetëm se disa imam kërkonin vendosmëri dhe parime, siç janë Dr. Musli Verbani, Idriz Bilalli, Osmon Musliu, menjëherë i larguan nga pozitat që kishin...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat