Kryeqendra e krimeve në Kosovë, PS-ja në Tiranë

Kosova

Kryeqendra e krimeve në Kosovë, PS-ja në Tiranë

Më: 6 janar 2013 Në ora: 19:18

Populli i Kosovës ka nevojë të ndihmohet nga zyrtarët e shtetit amë, Shqipërisë. Padyshim, shteti shqiptar e ka hisen e vet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtë nuk guxon ta mohojë askush.
Tashmë, nuk është ndonjë sekret, kryeqendra e krimeve në Kosovë është Tirana, janë pikërisht disa nga krerët e Partisë Socialiste, të cilët e kishin themeluar me kohë Sigurimin Informativ të Kosovës (SHIK), e kishin instruktuar, madje angazhuan oficerët e Sigurimit të Enver Hoxhës, si guidë për veprimet fillestare dhe, e hodhën në veprim, në kohën e zgjedhur nga ata, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë. Veprimet e individëve dhe të grupeve të caktuara në instruktimin dhe ndihmën direkte të dhënë, për ta marrë pushtetin me dhunë, pas çlirimit në Kosovë, nuk duhet përgjithësuar, populli dhe anëtarësia nuk duhet fajësuar. Ai është një kapitull i errët, që duhet denoncuar, ashtu siç ka ndodhur realisht, madje me emër.

Falja është akt moral, individual, por edhe gruporë. Është fisnikëri të falësh për dëmin, dhimbjen personale që të ka shkaktuar dikush ose ka mbetur në tentativë. Por, të rehabilitosh krimin dhe kriminelët, të cilët i kanë sjellur aq mynxyrë e torturë popullit të Kosovës, duke ia ekzekutuar bijtë më të mirë, kjo është e pakonceptueshme për mendjet e shëndosha, është faj, është krim, sepse i rivret të vrarët, lëndon shpirtrat e trazuar të familjeve për humbjet e bijve të tyre.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat