Lapidari mbetet, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit

Kosova

Lapidari mbetet, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit

Më: 12 janar 2013 Në ora: 12:01

(I plotësuar) - Këshilltarët shqiptarë nga tri komuna të Kosovës Lindore kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës dhe ka miratuar një deklaratë që kundërshton heqjen e dhunshme të simboleve kombëtare përfshirë edhe lapidarin kushtuar heronjve kombëtarë.

Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës janë ftuar që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Deklarata është miratuar në seancën e të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës, të mbajtur në Preshevë.

Në deklaratë theksohet e drejta e shqiptarëve për të përdour simbole, që dëshmojnë identitetin kombëtar.

* * * * *

Këshilltarët shqiptarë nga tri komuna të Kosovës Lindore mbajnë sot një seancë të përbashkët në të cilën do të merret vendimi për përmendoren në Preshevë kushtuar ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, heqjen e së cilës po e kërkon qeveria e Serbisë.

Në seancën e sotme të këshilltarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja janë ftuar edhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Përfaqësues shqiptarë të këtyre komunave deri tash nuk kanë pranuar që të hiqet përmendorja.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, iu ka bërë thirrje shqiptarëve, që deri më 17 janar ta heqin vetë përmendoren nga Presheva, ose këtë, sipas tij, do ta bëjnë organet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat