Ndërhyrja e vrazhdë e Serbisë në Preshevë do të ishte kundër paqes dhe stabilitetit

Kosova

Ndërhyrja e vrazhdë e Serbisë në Preshevë do të ishte kundër paqes dhe stabilitetit

Më: 14 janar 2013 Në ora: 23:51

Rezoluta dhe dokumentet tjera të Serbisë nuk do të ndikojnë ndjeshëm dialogun në Bruksel deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Ai tha se në tri takime janë diskutuar shtatë tema kyçe, të cilat duhet të zgjidhen. Hoxhaj tha se takimi i radhës është më i ndjeshëm meqë do të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele, dhe zgjidhja e problemeve të integrimit të tri komunave serbe.
Duke folur për dokumentin e qeverisë dhe përjashtimin e autonomisë për veriun, dhe nëse do të mund ti përmbahen deri në fund.
Hoxhaj tha se këto komuna do të kenë të gjitha të drejtat dhe privilegjet që I kanë komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se me asnjë rast nuk do të lejohet ndonjë status të veçantë apo të drejta që do të dëmtonin shtetin e Kosovës. Ai tha se beson se pakoja e Ahtisarit do të mund të përmbushë të gjitha kërkesat.
I pyetur për tensioned e krijuar në Kosovën Lindore, tha se shqiptarët atje përbëjnë rastin e popujve më të shtypur në Evropë dhe se lapidari është maja e ajsbergut të këtyre shkeljeve atje ndaj shqiptarëve.
Ai tha se Serbia nuk u ka ofruar zgjidhje shqiptarëve atje, dhe tha se Serbia duhet tu ofrojë të gjitha mundësitë që shqiptarët të përmirësojnë jetën e tyre.
Ai tha se është shumë i shqetësuar për situatën atje dhe se këtë e ka ngritur në takimet diplomatike.
I pyetur për rrëzimin e lapidarit tha se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike nëpërmjet dialogut. Ndërhyrja e vrazhdë do të ishte kundër paqes, dhe stabilitetit në rajon.
Ai tha se duhet të gjendet zgjidhje e favorshme për shqiptarët e Kosovës Lindore. I pyetur në “Interkativ” nëpërmjet telefonit nëse do të rrëzohet lapidari të mërkurën dhe nëse do të merrte pjesë Kosova pjesë të enjten në takimin në Bruksel, Hoxhaj tha se ai nuk mund ta gjykojë këtë çështje.
Hoxhaj tha se qeveria e Kosovës është shumë e shqetësuar për lapidarin në Preshevë.
I pyetur se a do të ndikonte në ndonjë formë rrënimi eventual I lapidarit në dialog, Hoxhaj tha se padyshim që do të kishte efektet e vete, por tha se beson se do të gjendet një zgjidhje në favor të shqiptarëve atje, por edhe të stabilitetit.

Ministri Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se pret njohje nga Egjipti, ku po qëndron në vizitë dhe se ditëve të ardhshme do të jetë edhe më tej në udhëtime jashtë vendit për të lobuar për njohje. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat