Kuinti mbështet fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë Kosovën

Kosova

Kuinti mbështet fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë Kosovën

Më: 16 janar 2013 Në ora: 14:28

Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për tema tjera me rëndësi.

Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se sikurse në takimet e mëparshme, edhe në takimin e radhës që do të zhvillohet në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Daçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektojë në plotëni Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjet në fuqi, si dhe Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

”Në takimin e radhës që do të zhvillohet në Bruksel, do të diskutohet për zhbërjen/largimin e strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë nga Kosova, krijimin e mekanizmit, i cili mundëson që ndihmat financiare të Serbisë për komunitetin serb që jeton në Kosovë, të bëhen në mënyrë transparente dhe të menaxhohen nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit serbë dhe ata ndërkombëtare, dhe do të flitet edhe për veprimet konkrete që do të ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e vendeve të Kuintit, mbështetën përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, në mënyrë që edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës të hapet perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat