Mediet serbe: Xhandarmeria ja mësyn Kosovës Lindore

Kosova

Mediet serbe: Xhandarmeria ja mësyn Kosovës Lindore

Më: 19 janar 2013 Në ora: 10:14

Xhandarmeria serbe me 5 autobusë ka arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj, raportojnë mediat serbe.

Siç shkruajnë gazetarët, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me polic, ndërsa një natë më herët në bazë është stacionuar një kontigjent i xhandarëve serb.

"Gjithçka është absolut gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi, andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion", ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb.

Zyrtarisht, ditën e enjte ka skaduar ultimatumi të cilin e kishte vendosur kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq, që shqiptarët ta largojnë vet lapidarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat