Në Preshevë, pak qytetarë e shumë policë

Kosova

Në Preshevë, pak qytetarë e shumë policë

Më: 20 janar 2013 Në ora: 12:05

Në këto memente situata e sigurisë në Luginë të Preshevës paraqitet e tensionuar, ndërsa rrugët e Preshevës thuajse janë të zbrazura dhe vërehen lëvizje shumë të pakta të qytetarëve, por një shtim të forcave të sigurisë.

Ende nuk ka asnjë reagim të politikës në Luginë të Preshevës. Në ora 9:30 ka filluar mbledhje urgjente kryesia e PDSH-së e cila është bartëse e pushtetit lokal në Preshevë. Kjo parti pritet që gjatë mbledhjes të nxjerrë edhe disa vendime se si do të veprojë në të ardhmen.

Ndryshe, Qeveria serbe nuk priti që çështja e Lapidarit të zgjidhet me bisedime. I tërë ky problem ka pasur të përfundojë sot në orën 11:00 ku ka qenë e paralajmëruar se do ta kenë edhe takimin e fundit partitë politike me OVL-në dhe familjet e dëshmorëve, nga i cili është paraparë që të dilet me një vendim të qartë.

Rreth heqjes së lapidarit, rojtari kujdestarë në administratën komunale në Preshevë ka thënë se aksioni i xhandarmërisë ka filluar me dislokimin e trupave të saja në ora 5:40, ndërsa heqja e lapidarit është bërë me eskavator afër orës 7:00 të mëngjesit. Pasi që është heqë lapidari është vendosur në një kamion pa targa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat