Haradinaj: Serbia të ketë kujdes se si sillet me shqiptarët e Luginës

Kosova

Haradinaj: Serbia të ketë kujdes se si sillet me shqiptarët e Luginës

Më: 20 janar 2013 Në ora: 20:00

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj të dielën në Gjilan ka komentuar heqjen e lapidarit nga qeveria e Beogradit.

“Nuk më ka ardhur mirë për heqjen e lapidarit. Unë do të isha përulur para çdo lapidari dhe nuk do e kisha problem sepse janë vlera të një populli”.

Haradinaj tha se uron që liderët e Luginës të jenë unik dhe të arrijnë një zgjidhje për lapidarin.

”Dua të jap fjalë të kujdesshme me këtë rast, por edhe Beogradi duhet të ketë kujdes se si po sillet me shqiptarët e Luginës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat