Me gjithë vërejtjet, miratohet strategjia antikorrupsion

Kosova

Me gjithë vërejtjet, miratohet strategjia antikorrupsion

Më: 11 shkurt 2013 Në ora: 09:48

( I plotësuar )Me 51 vota për, 33 kundër, dhe 7 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale. Ky projektligj është kundërshtuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosja.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Qeveria që ta tërheqë këtë projektligj. Por, më pas kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se debati për këtë është kryer, duke e hedhur atë në votim dhe ka marrë votat e deputetëve të pozitës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi edhe një herë ka folur për korrupsion në Kosovë, por tash, sipas indeksonline, i është lëshuar në “qafë”, Agjencisë Kundër Korrupsionit,

Pas një debati të ashpër për Propozim-strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017, kryeparlamentari Krasniqi duke iu drejtuar deputetëve, tha se Agjencia Kundër Korrupsionit është agjenci e reklamës mediatike dhe jo e luftimit të korrupsionit.

“Nëse një deputet mendon se Agjencioni Kundër Korrupsionit do të luftojë korrupsionin, le ta dijë se ajo nuk do të ndodhë kurrë. Ai agjencion është më tepër për të mediatizuar korrupsion, se sa për ta zgjidhur atë”, tha Krasniqi.

Kuvendi ka miratuar sot me 54 vota për, dhe 45 kundër “Propozim-strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017”.

Opozita ka bërë thirrje kundër këto ligji, ndërkaq, Kuvendi ka miratuar edhe, “Projektligjin për kompetencat e zgjeruar për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale” dhe, “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit”.

Kuvendi sot shqyrton planin antikorrupsion 2013-2017

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohen tri pika të rendit të ditës.

Gjatë kësaj seance, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe Propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat