Bojkotojnë festën e Pavarësis, veteranët e UÇK-së : Nuk na u lejua të marshojmë

Kosova

Bojkotojnë festën e Pavarësis, veteranët e UÇK-së : Nuk na u lejua të marshojmë

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 14:07

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë njoftuar se janë tërhequr nga Këshilli Organizues për shënimin e pesë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore–Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe komunat.

Në kumtesën për media thuhet se mospjesëmarrjen në këto aktivitete e bëjnë pa dëshirën e tyre, por janë të detyruar për shkak se institucionet e vendit, i anashkalojnë ata të cilët me mundin, sakrificën, gjymtyrët e jetët e tyre, janë më meritorët për shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Ishte e paraparë që në marshin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me FSK-në të marshojnë edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç bëhet në të gjitha vendet e lira e demokratike, në festat me rëndësi kombëtare e shtetërore.

Fatkeqësisht vendimi që në këtë marsh të mos marrin pjesë veteranët e UÇK-së, tregon servilizmin e institucioneve ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre që UÇK-në e kanë halë në sy. Pas këtij vendimi që shkel vlerat e luftës, ne vendosëm që aktivitetet tona për nder të kësaj dite, t’i shënojmë ndaras nga ato të institucioneve”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat