Bojkotohet seanca nga LDK e VV, dështon zgjedhja e bordit të AKP-së

Kosova

Bojkotohet seanca nga LDK e VV, dështon zgjedhja e bordit të AKP-së

Më: 14 shkurt 2013 Në ora: 18:28

Kuvendi i Kosovës i ka ndërprerë punimet për t’i vazhduar nesër pasi kryekuvendari Jakup Krasniqi u detyrua ta shpallë të mbyllur seancën shkaku i bojkotit nga ana e deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat e kanë kundërshtuar bordin e propozuar për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, meqë, sipas tyre, përzgjedhja e tyre është më shumë politike se profesionale.

“Këta kandidatë përfaqësojnë partinë dhe jo profesionalizmin, prandaj LDK e lëshon seancën”, deklaroi kryetari i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, gjë që e bënë edhe deputetët e VV-së, pas deklarimit të kryetartit të GP të tyre, Visar Ymeri, me arsyetimin se kjo parti është kundër propozimit për bordin të ri të AKP-së.

Punimet nuk janë braktisur nga AAK-ja, megjithëse edhe sipas tyre, “ky bord gjithmonë ka qenë politik dhe po zgjidhet mbi baza partiake”. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat