Thaçi: Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e shqiptarëve

Kosova

Thaçi: Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e shqiptarëve

Më: 15 shkurt 2013 Në ora: 16:58

Fjala e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Akademinë Përkujtimore për Xhavit Hazirin.Më tej kryeministri Thaçi gjatë ceremoinis përkujtimore tha: Më lejoni që në emrin tim personal si bashkëluftëtar i Xhavitit, por edhe si kryeministër i Kosovës, t’ju përshëndes me këtë akademi.
Vepra e Xhavit Hazirit ishte më e madhe se çdo fjalë që ne mund ta themi.

Vepra e Xhavit Hazirit ishte shteti i Kosovës, liria e shqiptarëve.

Xhavit Haziri është personaliteti emblematik i lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve.

Xhavit Haziri ishte ideatori dhe një nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhavit Haziri me punën, përkushtimin, jetën e tij, idetë dhe projektet që ai prezantonte, fillimisht për shumë njerëz ishin të pamenduara për kohën; ishin ide të guximshme; ishin ide që buronin prej vullnetit të qytetarëve të vendit; ishin ide, në atë kohë të rrezikshme, në kuptimin e aktivitetit, por me të drejtat të mundshme.

Prandaj, Xhavit Haziri arriti të grumbullojë rreth vetes bashkëluftëtarë, mendimtarë nga të gjitha anët e Kosovës, nga të gjitha viset shqiptare.

Xhavit Haziri me punën e tij bëri që shumë veprimtarë të mendojnë ndryshe pas vitit 1990, të mendojnë ndryshe, për të vepruar kundër ushtrisë dhe policisë serbe.

Ai ishte personalitet unifikues, por edhe shumë veprues. Ai ishte njeri i mendimit dhe mendimtarëve më të shquar politikë të Kosovës së pasluftës.
Ai nuk pajtohej që të mbetej ajo gjendje e viteve ’90-ta e tutje. Ai ishte për veprim politik dhe ushtarak.

Unë, si bashkëluftëtar i tij, kam pasur nderin dhe kënaqësinë si dhe përgjegjësinë, të jem në shumë momente me Xhavitin, me shumë bashkëluftëtarë që janë këtu sot, por edhe të respektojmë idetë dhe mendimet që propozonte Xhaviti,thuhet në njoftim.

Për Xhavitin është folur dhe shkruar pak, por vepra e tij është madhështore. Ajo është në mendjen dhe shpirtin e çdo qytetari të Kosovës.

Personaliteti emblematik i Xhavit Hazirit, sot respektohet kudo, në Prishtinë, në Shkup e Tetovë, Gostivar, Kërçovë e Dibër, në Preshevë, në Mal të Zi, në Tiranë e diasporë, kudo që jetojnë shqiptarët.

Sot shteti i Kosovës e nderon jetën dhe veprën e Xhavitit dhe kjo akademi që organizohet sot, është një nderim për punën dhe përkushtimin e tij.

Për periudhën që kemi bashkëvepruar me Xhavitin, mund të ju them, sikur shumë ju bashkëluftëtarë që jeni këtu, se ishte prijës dhe njeri i urtësisë, edukimit të luftës politiko-ushtarake. Dhe ju e dini që nuk ka qenë e lehtë.

Me lehtë është sikur të zgjidhej një rrugë tjetër, por u zgjodh rruga e vështirë, por më e drejta e mundshme, lufta politiko-ushtarake.

Me Xhavit Hazirin, së bashku me Kadri Veselin, jemi takuar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mund t’ju them se kurrë nuk e kam parë më me optimizëm, më me shpresë, më me besim për lirinë e Kosovës.
Prandaj, unë sot ruaj kujtimet e atij optimizmi, të asaj shprese, të atij besimi për lirinë e vendit tonë, për pavarësinë, që ishte ideali dhe vizioni i Xhavit Hazirit.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat