Vetëvendosje injoron himnin e Kosovës

Kosova

Vetëvendosje injoron himnin e Kosovës

Më: 17 shkurt 2013 Në ora: 17:21

Gjatë senacës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u ngritën në këmbë gjatë intonomit të himnit shtetëror të Kosovës.
Ata qëndruan ulur derisa të tjerët nderonin në këmbë himnin shtetëror.
Vetëvendosje ende nuk i pranon simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Ata kanë shprehur disa herë mendimin se këto simbole nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë as vullnetin politik e as përbërjen e popullit të Kosovës, dhe se janë vendosur pa e pyetur askënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat