I urojnë 5 vjetorin e pavarësisë Fatmir Limajt

Kosova

I urojnë 5 vjetorin e pavarësisë Fatmir Limajt

Më: 17 shkurt 2013 Në ora: 17:58

Një grup i studentëve të UP-së, me anë të disa pllakateve që mbanin në duar para Gjykatës Supreme të Kosovës, i kanë uruar 5 vjetorin e pavarësisë së vendit Fatmir Limajt, ish-Komandant Çelikut dhe bashkëluftëtarëve të tij.Në pllakatin kryesor shkruante: “Urime 5 vjet shtet! Juve që e çliruat, juve që e krijuat dhe e ndërtuat, juve heronj që ende po sakrifikoheni për të!”.

Nuk kanë munguar as brohoritjet dhe thirrjet para Gjykatës Supreme: “Komandant, ku je, krejt studentët këtu i ke”, si dhe thirrjet “Çeliku, Çeliku…”

Kjo iniciativë është bërë në shenjë përkrahjeje për Limajn, i cili po mbahet në paraburgim për rastin Kleçka.

Limaj është duke u mbajtur në paraburgim që nga 24 nëntori i vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat