Bisedimet Kosovë-Serbi do të rezultojnë me ulëse në OKB

Kosova

Bisedimet Kosovë-Serbi do të rezultojnë me ulëse në OKB

Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 17:13

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit është shprehur e bindur se në fund të bisedimeve, procesi do të rezultojë me ulësen e Kosovës në OKB.

Ndërsa pesë vjet nga deklarimi i pavarësisë, situatën në Kosovë e të paqëndrueshme . “Duhet që të paktën t’i bindim shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë. Kjo është ajo për të cilën më së shumti më vije keq që nuk ka ndodhur për këto pesë vjet”, është shprehur ajo. Pack është shprehur optimiste për pesë vitet e ardhshme të Kosovës. “ Ne do të provojmë që të ju ndihmojmë”, ka thënë.

Ndërsa në pyetjen nëse mendon se në fund të këtij procesi Kosova do të dalë e fituar dhe do të ketë ulëse në OKB, deputetja gjermane Doris Pack është përgjigjur: Mendoj se ky është njëri ndër qëllimet kryesore dhe shpresoj shumë që një gjë e tillë të ndodhë. Por unë nuk jam profete dhe nuk mund të ju them se çfarë do të ndodhë. Jam jashtëzakonisht optimiste që kjo do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat