Të burgosurit të pakënaqur me faljet e presidentes

Kosova

Të burgosurit të pakënaqur me faljet e presidentes

Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 17:53

Këshilli grevist i të burgosurve në burgun e Dubravës kanë reaguar ndaj dekretit për faljen e të burgosurve nga ana e presidentes. Sipas të burgosurve, kërkesa e tyre për falje ka qenë për 441 të burgosur ndërsa presidentja ka falur vetëm 4. Sipas presidencës, dekreti për faljen e 4 të burgosurve u nxor, duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjin për Faljen.Të burgosurit i bëjnë thirrje gjithë klasës politike, që nga presidentja, kryeministri,dhe kryeparlamentari ta rishqyrtojnë këtë dekret, në mënyrë që të mos ashpërsohen reagimet e tyre.

“Kërkojmë nga kuvendi i Kosovës, që në seancën e radhës të futet në rend dite kërkesa e të burgosurve dhe të miratohet ligji për amnisti, nëse kjo nuk realizohet, në një të ardhme shumë të afërt, të burgosurit nuk do të japin llogari për veprimet e tyre. Jemi të vetëdijshëm që shumica e të dënuarve janë kategori sociale dhe si pasojë e mentalitet të kaluar dhe problemeve ekonomike kanë rënë ndesh me ligjin, por dënimet kanë qenë shumë të padrejta në shumicën e rasteve”, thuhet në reagimin e këshillit grevist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat