Argatët e Xhavit Halitit nuk e lejuan të luftonte Brigadën 141 të FARK-ut

Kosova

Argatët e Xhavit Halitit nuk e lejuan të luftonte Brigadën 141 të FARK-ut

Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 18:10

Nuk e dinë të gjorit se "populli është kamerë e fshehtë", ka thënë veprimtari i shquar i Drenicës dhe i Kosovës, dr. Mehmet Rrukiqi.

Më në fund, pas botimit të shkrimit: "Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin", të botuar në "Bota sot", më 11-12 shkurt 2013, të nënshkruar nga Besnik Lajqi, e kuptova se të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet e botuara në "Bota sot", që nga 7 dhjetori i 2012 deri më 12 shkurt të këtij viti, në emër të Besnik Lajqit, kanë qenë shkrime të fabrikuara nga kalemxhinjtë e Qendrës së krimit të organizuar. Besnik Lajqi nuk i përket elitës së kriminelëve kalemxhinj. Siç po shihet, ai po e luan rolin e një meshe, rol edhe jo aq i lehtë, nga se lexuesit e rregullt të "Bota sot", nuk e kanë harruar se sa gugjuma ia dhashë kresë (fakte) për gënjeshtrat dhe shpifjet që në emrin e tij i fabrikoi SHIK-u i Xhavitit dhe i PDK-së, kundër meje dhe Ahmet Krasniqit.
Siç duket, Qendra e faqeve të zeza, për një kohë ishin në dilemë: Ta vazhdojnë, apo të mos e vazhdojnë betejën për shpifje. Më në fund vendosën ta vazhdojnë betejën. Këtë radhë në shkrim-shpifje-sharjen e tyre të botuar në "Bota sot", më 11-12 shkurt 2013, që ishte edhe më skandaloze se të gjitha shkrimet e mëparshme, të botuar me nëntitullin: "Përgjigje për Shefqet Jashar Strofcin". Elita e kalemxhinjve kriminelë u treguan se janë aq të shkathët për gënjeshtra, shpifje dhe sharje, sa që do të meritonin të regjistroheshin në Librin e Genisit, po që se do të lejonin rregullat e atij libri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat