Fyle: Institucionet e Kosovës do ta kenë përkrahjen e duhur në procesin e integrimit

Kosova

Fyle: Institucionet e Kosovës do ta kenë përkrahjen e duhur në procesin e integrimit

Më: 19 shkurt 2013 Në ora: 18:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Füle.
Kryeministri Thaçi potencoi se në pesë vjetët e pavarësisë, Kosova ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret afatshkurtra nga Studimi i Fizibilitetit dhe po vazhdojmë punën për të arritur një Marrëveshje për Stabilizim dhe Associim me BE-në,thuhet në njoftimin për medie.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në funksion të përmbushjes të të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit– theksoi kryeministri Thaçi.

Lëvizja e lirë pa viza është çështje e një dimensioni njerëzor dhe nuk duhet lejuar krijimin e një vrime të zezë në Ballkan. Kosovarët meritojnë shansin e tyre dhe duhet të gëzojnë një trajtim të drejtë dhe të ngjashëm me fqinjët e tyre, dhe nuk duhet paguar për dështimet e tjerëve – ka thënë kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Shtefan Füle e ka përgëzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për qasjen e tij të drejtë evropiane në raport me bashkëpunimin rajonal. Z. Füle theksoi se institucionet e Kosovës do ta kenë gjithë përkrahjen e duhur në procesin e integrimit evropian të Kosovës.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat