Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se “me dëshirë” do t’i shtrëngonte duart me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, si dhe me përfaqësues tjerë të Serbisë nëse do të takohej me ta.
Haradinaj në një intervistë për TV Slovenija i ka dhënë mbështetje dialogut Kosovë-Serbi dhe ka thënë se nga ky dialog pret përfundimisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Po që takohem me Daçiqin, do t’i shtrëngoja pa problem duart më të, si dhe me gjithë përfaqësuesit tjerë të Serbisë”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste me korrespodenten e TV Slovenija nga Beogradi.
Haradinaj me korrespondenten Martha Razborsek.