Krasniqi krijon partinë e re, dakordohet me Muratin dhe Jasharajt

Kosova

Krasniqi krijon partinë e re, dakordohet me Muratin dhe Jasharajt

Më: 20 shkurt 2013 Në ora: 18:22

I vjen fundi diktaturës së klanit binom Thaçi – SHIK-u. Jakup Krasniqi javët në vijim zyrtarisht do ta braktisë PDK-në. Nuk i ka mbetur vend në parti.
Ashtu siç ka bërë të ditur javë më parë “Bota sot” nga burime të sigurta, se kryekuvendari Krasniqi ka vendosur për formimin e partisë së tij, tashmë kjo po shndërrohet në një realitet dhe në një proces formal.
Krasniqi e ka ndarë mendjen dhe po shqyrton mundësinë të krijoj subjektin e ri politik në Kosovë. Indirekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Murat Jashari dhe familja e nderuar e komandantit legjendar Adem Jashari. Pavarësisht se këta në vazhdimësi po dëshmohen neutral ndaj partive. Padrejtësisë dhe injorimet që po i bëhen familjes Jashari, do të kthehen si goditje fatale për Hashim Thaçin dhe klanin e SHIK-ut. Më 17 shkurt Jakup Krasniqi ishte i vetmi nga liderët kryesor shtetëror që vizitoi familjen e komandantin legjendar Adem Jashari. E cila nuk u vizitua as nga Hashim Thaçi, e as nga presidentja Atifete Jahjaga.
Shqyrtimi për nismën e themelimit të partisë së re ka marrë dakordimin edhe të Fatmir Limajt, i cili mbahet i paraburgosur. Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj ishin ndër katër njerëzit më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 2010.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat