Suedia mbështet reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Kosova

Suedia mbështet reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Më: 20 shkurt 2013 Në ora: 19:36

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë, i kryesuar nga Ann-Marie Bolin Pennegårdnw, ambasadore, përfaqësuese në CIVCOM në Bruksel, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë, ku janë pritur nga zëvendësministri, Abdyl Ymeri, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.Në këtë takim pasi u vlerësua bashkëpunimi dhe ndihma e Suedisë dhënë për Kosovën, u diskutua për reformimin e sistemit të drejtësisë, për bashkëpunimin me EULEX-in dhe për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në forcimin e rendit dhe ligjit. Zëvendësministri Ymeri, para mysafirëve prezantoi punët që janë bërë dhe janë duke u bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Ndërsa, kryeprokurori Kabashi dhe kryetari i Gjykatës Supreme Hasani, prezantuan funksionimin e sistemit të ri gjyqësor dhe prokuroria të filluar nga janari i këtij viti.

Përfaqësuesit nga Suedia, pasi ofruan mbështetjen e tyre në reformimin e sistemit të drejtësisë, inkurajuan institucionet e Kosovës për vazhdim të reformimit të drejtësisë, që sipas tyre, reforma në vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, është proces i vazhdueshëm për secilin shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat