“Kjo qeveri, do të bie bashk me gjethet e vjeshtës”

Kosova

“Kjo qeveri, do të bie bashk me gjethet e vjeshtës”

Më: 21 shkurt 2013 Në ora: 18:25

Pas premtimeve që morën nga Partia Demokratike e Kosovës, për futjen në Qeveri, por që rezultoi vetëm me një zhgënjim, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndryshuar kursin e mendimit.

Ernest Luma, nga kjo parti është shprehur i sigurt se do ta rrëzojnë qeverinë, edhe pse deputetet e kësaj partie shpeshherë janë dalë pro partisë në pushtet.

Luma në një shkrim të postuar në rrjetin social facebook, është shprehur i sigurt se kjo qeveria ‘Thaçi 2’ do të bie.

“Qeveria e Kosovës do të bie sivjet. Nëse jo kur të dalin qershitë, në prag të verës, atëherë më së largu do të bie bashkë me gjethet e vjeshtës që vjen. Këtë jua garantoj të gjithë juve, që jeni gërditë dhe mërzit nga kjo qeverisje”, ka shkruar Luma, duke e quajtur qeverisjen ‘Thaçi 2’, si më të mbrapshtën e Evropës.

“Qëndroni vertikalisht dhe nisjani numërimin se prapthi të kohës së qeverisjes më të keqe në Evropë, në fillimin e shekullit XXI, numërimin e ditëve të fundit të qeverisjes që na la pa Evropën, pa vizat, të qeverisjes që beri rritje formale të pagave dhe rritje enorme të çmimeve, që thelloi hendekun social e ekonomik dhe që bëri progres në shtrirjen e merimangës së korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Republikën tonë. Quo Vadis Qeveria me e mbrapshtë e Evropës”, ka shkruar Luma.(

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat