Kush ishin atdhetarët dhe kush pseudoluftëtarët!

Kosova

Kush ishin atdhetarët dhe kush pseudoluftëtarët!

Më: 21 shkurt 2013 Në ora: 19:13

Kalemxhinjtë e shitur e marrin si pretekst Fuad Ramiqin për ta sulmuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un.

Lexuesit e vëmendshëm të “Bota sot”, që dinë të lexojnë edhe “në mes rreshtave”, me siguri e kanë vërejtur aftësinë e kalemxhinjve kriminelë, për ta “dënuar” veprimtarinë e Ahmet Krasniqit, për institucionalizimin e UÇK-së dhe respektimin e marrëveshjes së Oslos për formimin e FARK-ut. Në bazë të asaj marrëveshjeje, Ahmet Krasniqi në Tiranë i pati formuar organet e domosdoshme që marrëveshja e Oslos të funksiononte. Edhe Qendra Informative e Ministrisë së Mbrojtjes ishte një institucion që i duhej Ministrisë. Gazetarët e asaj Qendre, në mesin e të cilëve isha edhe unë, pos detyrave të përditshme, merreshim edhe me përgatitjen e organit të Ministrisë: “Revista ushtarake”. Për botimin e asaj reviste pati dhanë urdhër Ahmet Krasniqi. Por, kalemxhinjtë e shitur edhe pse sipërfaqësisht e “përkëdhelin” Ahmet Krasniqin, duke e “lavdëruar”se “Ahmet Krasniqi ia ktheu shpinën armatës Jugosllave, ashtu siç ia ktheu shpinën Skënderbeu armatës turke, dhe para se të vihet në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare, ishte në anën e kroatëve gjatë luftës. “Shih se sa e çmojnë Ahmetin? Ata mirë po e dinë se Ahmet Krasniqi u vu në shërbim të kauzës kombëtare, por pse nuk e lanë t’i shërbente me aftësitë e tij ushtarake asaj kauze? SHIK-u, nëpërmjet argatëve të tij, i patën qitur kushte Ahmet Krasniqit...”

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat