Votimi me një zonë - projekt i SHIK-ut

Kosova

Votimi me një zonë - projekt i SHIK-ut

Më: 22 shkurt 2013 Në ora: 18:08

Jam pensionuar pa votuar kurrë në jetë! Megjithatë, kam përcjellur votimet në tri shtete, ku kam jetuar, barabarësish nga pak më shumë se dy dekada: në Jugosllavi, Shqipëri, Gjermani. Gjithashtu, kam përcjellur edhe mënyrën e organizimit të votimeve në Evropë. Dhe, praktikën e votimit me një zonë zgjedhore e mësova, së fundi, në Kosovë. Dhe, votimi me një zonë është një hiç. Është interesant, pothuajse, i gjithë spektri i partive politike në Kosovë dakordohen për një zonë zgjedhore, sepse me këtë lloj votimi, kryesitë partiake sigurohen me ulëse deputeti. Veç kësaj bëhet pazari moral, më saktë, imoral, duke zgjedhur servilët dhe nepotikët e tyre, për të qenë këlyshë besnik të shefave të tyre partiakë.

Zgjedhjet e kaluara ishin tregues i matrapazllëqeve dhe të hajnive gjysmë-legale dhe legale, të praktikuara, në stil të gjerë, nga partia në pushtet. SHIK-asit e futur nën sqetullën e Hashim Thaçit, si shpërblim për bërjen e shefit të tyre kryeministër, ishin më të favorizuarit. Ndërkohë që disa të tjerë nuk arritën kuotën, ndonëse në kushtet e votimit ndryshe, do të ishin, gjithsesi, favoritë.

Nga partitë e krimit mund të llogaritet e pritet gjithçka dhe asgjë nuk të çuditë. Por, LDK-ja, e cila është shquar për seriozitet e parime, në asnjë rrethanë, nuk duhej të pranonte këtë kompromis, sa të ndyrë aq edhe të turpshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat