LDD e Ferizait shkrihet në LDK

Kosova

LDD e Ferizait shkrihet në LDK

Më: 23 shkurt 2013 Në ora: 20:32

Dega e Lidhjes Demokratike e Dardanisë e Ferizajt është shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kreu i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thëne se kjo shkrirje ka ardhur si rrjedhojë e presioneve të anëtarësisë për t'u ribashkuar dhe reflektimeve të lidershipit për të arritur këtë bashkim të forcave.
"Pas shkurorëzimit gati 6 vjeçar, ne po reflektojmë pozitivisht për të mirën e qytetarëve, veprimtarëve të LDK-së dhe gjithë votuesve që në zgjedhjet e ardhshme ta ndryshojmë këtë keqqeverisje, e cila për fat të keq është instaluar në Ferizaj nga shkaku i një ndarjeje që është bërë brenda LDK-së së atëhershme dhe krijimit të LDD-së", ka thënë Sfarqa.
Ai tha se "Intencë e jona është që të gjithë të kthehen në trungun rugovian, në shtëpinë e vjetër dhe të bëhen pjesë e progresit dhe pjesë e suksesit", ka thënë Sfarqa.
Nga ana tjetër, ish kryetari i degës së LDD-së, Sahit Krasniqi ka thënë se bashkimi ndodhi atëherë kur tejkaluan vetveten dhe respektuan interesat e elektoratit, duke ua atribuuar meritat këtyre të fundit për këtë bashkim që ka ndodhur. Krasniqi ka thënë se janë një mijë arsye që kanë ndikuar në këtë bashkim, duke përmendur ndër tjerash simbolin e pakontestueshëm, Ibrahim Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat