Rrebesh shpërthimesh në veri nën orkestrimin e Beogradit

Kosova

Rrebesh shpërthimesh në veri nën orkestrimin e Beogradit

Më: 26 shkurt 2013 Në ora: 18:25

Opinioni i Kosovës është shokuar nga një deklarim i drejtpërdrejtë dhe i pa ekuivoke i Ilir Dedës i ish-këshilltarit të Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, i cili padeklaruar se më 4 mars Qeveria e Kosovës do të pranojë krijimin e republikës Serbe, sikurse të asaj që kjo pakicë e ka në Bosnje...
Analisti Sadri Ramabaja mendon se Kosova po federalizohet, bazuar në marrëveshjet që po ia ofron Thaçi Serbisë. “Bisedimet e 4 marsit paraqesin epilogun e bisedimeve të qeverisë Thaçi me qeveritë serbe, që nga Gjinxhiqi, Tadiqi e deri te qeveria aktuale e Daçiqit. Ky epilog, për fat të keq, po i hedh themelet e federalizimit të Kosovës dhe me këtë edhe të defunksionalizimit të saj si Republikë unike”, thotë për “Bota sot” Ramabaja.
Ai thotë se autonomia financiare për serbët po krijon një bashkim politik edhe për komunat në jug të vendit me shumicë serbe. “Me autonominë financiare po i krijohet shtrati politik funksional përmes Bashkësisë së Komunave, pjesë e së cilës duket se do të jenë edhe komunat që solli në jetë Plani i Ahtisarit dhe ato që ishin më parë (Shtërpca, Novo Bërda, Graçanica,Ranilluku, Parteshi)”, thotë ai...
Ndërsa analisti mr. Ndue Ukaj thotë se dialogu ka nisur mbrapshtë dhe duket se ashtu po vazhdon....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat