Berisha përshëndet EULEX-in, kërkon dorëheqjen e Mujës

Kosova

Berisha përshëndet EULEX-in, kërkon dorëheqjen e Mujës

Më: 27 shkurt 2013 Në ora: 18:59

Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka përshëndetur Prokurorin e EULEX-it për ngritjen e aktakuzës kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë. “Bashkimi Demokratik përshëndet vendimin pak të vonuar të EULEX -it për të gjykuar krimin e organizuar dhe shkelësit e ligjit në Prizren”, tha Berisha.

Sipas tij, kryetari Muja e ka dëmtuar rëndë imazhin e Komunës. “Kryetari Muja dhe kompania e partisë në pushtet kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioneve demokratike në Kosovë, prandaj nxjerrjen para organeve të drejtësisë të këtyre keqpërdoruesve e konsiderojmë si simptomë pozitiv në bërjen e shtetit ligjor në Kosovë, e cila është e dëmtuar rënd nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”, tha Berisha, pas ngritjes së aktakuzës së zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Ai tha se subjekti i tij politik, beson se me ngritjen e aktakuzës kundër Ramdan Mujës dhe pesë zyrtarëve të tjerë më në fund drejtësia do të triumfojë. “ Bashkimi Demokratik beson se me ngritjen e aktakuzës kundër Ramdan Mujes dhe 5 hajdutëve tjerë, drejtësia do të triumfojë dhe nuk do të ndalet për faktin se në organet qeverisëse në të gjitha nivelet janë duke ndodhur shkelje të rënda ligjore, keqpërdorim te parasë publike, të cilat po e dëmtojnë rënd perspektiven evropiane të Kosovës”, tha Berisha.

Ai kërkon nga kryetari Ramadan Muja, që bashkë me stafin e tij të japë dorëheqje në mënyrë që organeve të të drejtësisë t’ju lihen duart e lira për të marrë vendimin e drejtë dhe pa presione politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat