“Hair apo zullum” nga partia e re “Lëvizja Islame Bashkohu”/LISBA?

Kosova

“Hair apo zullum” nga partia e re “Lëvizja Islame Bashkohu”/LISBA?

Më: 27 shkurt 2013 Në ora: 19:05

Lëvizja Islame Bashkohu do ta ketë selinë në Prishtinë. Degët e “Lëvizjes Islame Bashkohu”/LISBA do të themelohen në çdo qytet të Kosovës. Në fshatra e lagje do të formohen nëndegët. Nëndega e Lëvizjes themelohet me dhjetë ose më shumë anëtarë.
Nuk përmendet ligji i islamik i Sheriatit që të implementohet në Kosovë. Nuk përmendet as çështja e shamisë dhe veshjes islame të femrave të lejohet në shkolla e institucione. As çështja e lëndëve fetare që tju ligjërohet nxënësve në shkolla. Kështu në asnjë rast nuk është përdorur fjala sheriat në programin politik të Partisë së re “Lëvizja Islame Bashkohu”/LISBA. Ndërsa, statuti e përshkruan si parti normale LISBA-n të drejtuar nga Fuad Ramiqi e Arsim Krasniqi. Në statut nuk është përmendur feja dhe tek Neni 46 pika 1 thuhet se “Lëvizja nuk pranon ndihmë financiare e materiale nga shtetet e huaja. Ajo nuk pranon as ndihma, as dhurata nga parti, shoqata apo persona fizikë e juridikë që janë shtetas ose kanë selinë në shtete të cilat njihen për qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptarë”, thuhet në statutin e LISBA-së.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat