Blerim Kuqi drejtonte formacionin e koduar "Kitrat"

Kosova

Blerim Kuqi drejtonte formacionin e koduar "Kitrat"

Më: 1 mars 2013 Në ora: 19:25

Thonë se çdo e keqe ka edhe një të mirë dhe anasjelltas. Kjo u provua në rastin e arrestimit të Blerim Kuqit. Në vendimin e tij për ta varrosur të vërtetën, që, padyshim, është rast ekstrem i të keqes, duke u nisur nga profili i tij, si i pari i një komune, ngushëllon një e mirë: Shpërfaqet qartë "lufta" dhe "parimet" e asaj "UÇK-je" që identifikohet me bandën e LPK-së dhe SHIK-un e saj famëkeq.
Blerim Kuqi ishte oficer institucional, pra, ushtar i Ibrahim Rugovës dhe drejtonte formacionin e koduar "Kitrat". I ndjekur këmba-këmbës nga banda "ushtarake" e komunistëve stalinistë-enveristë të LPK-së, kapet rob, arrestohet dhe përplaset në burgun rural në Kleçkë të Lypjanit. Akuza e gatshme, ashtu si për të gjithë ushtarët, oficerët apo edhe simpatizantët civilë të institucioneve paralele të Presidentit Rugova: "dezertor, armik, spiun në shërbim të pushtuesit serb!" Edhe dënimi ishte i gatshëm: "Dënim me vdekje - ekzekutim, pra, metoda ekzekutive - pushkatim!"

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat