Mimoza Lila Kusari punëson jaranët e familjes dhe miqtë

Kosova

Mimoza Lila Kusari punëson jaranët e familjes dhe miqtë

Më: 1 mars 2013 Në ora: 19:32

“Bota sot” zbulon se përse bien investimet e huaja, dhe se si Mimoza Lila Kusari punëson jaranët dhe miqtë e familjes. Gazmend Mejzini, i emëruar drejtor në agjencinë ARBK (Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë), e që s’pati asnjë ditë përvojë pune, është shok i Arben Lilës, bashkëshortit të ministres Mimoza Lila Kusari. Ata që kanë kërkuar shërbime në MTI (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë) sqarojnë se në ministrinë që drejtohet nga Mimoza Lila Kusari bëhen padrejtësi e shkelje të shumta, e nga më të ndryshmet. Mësohet se lihen anash zyrtarë që janë me përgatitje dhe përvojë pune, ndërsa favorizohen e privilegjohen zyrtarë që janë pa përgatitje dhe përvojë të duhur. Ka raste kur të tillët nuk e kanë kaluar periudhën provuese në punë, e iu jepet përparësi plotësisht e në mënyrë të kundërligjshme.
“Bota sot” zbulon se përfshirja në fondin e kuadrove e zyrtareve të MTI-së është bërë në mënyre hileqare. Ka shembuj kur iu është dhënë përparësi zyrtareve që kanë përgatitje profesionale sikurse: shkenca sociale, dizajn grafik, sociologji, pedagogji e filozofi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat