“OJQ veriu” shqetëson shoqërinë civile

Kosova

“OJQ veriu” shqetëson shoqërinë civile

Më: 3 mars 2013 Në ora: 20:09

Paralajmërimi për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri paraqet shqetësim për shoqërinë civile. Sipas tyre, kjo ndarje e vendit përbrenda jo vetëm që po e bosnjëzon Kosovën, por po e kthen atë shumë më mbrapa. Pjesëtarë të shoqërisë civile vlerësojnë se me këtë plan të Qeverisë së vendit do të bëhet çintegrimi jo vetëm i serbëve në veri, por edhe i atyre në jug.

Shpend Kursani, nga Instituti KIPRED, tha se Qeveria e Kosovës ka frikë nga hidhërimi ndërkombëtar, duke pranuar marrëveshje, derisa këto marrëveshje po e bëjnë shtetin jofunksional.

Edhe Ylli Hoxha, nga Klubi për Politikë të Jashtme, mendon se përshtypja e parë është se në veri po bëhet një autonomi. Sipas Hoxhës, pretendimi i paraqitjes së asociacionit si një OJQ është i paqëndrueshëm, pasi që, nëse është aq i thjeshtë, nuk ka nevojë për bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat