Shukrie Ramadani kërkon që Zhegra të shpallet komunë

Kosova

Shukrie Ramadani kërkon që Zhegra të shpallet komunë

Më: 3 mars 2013 Në ora: 23:16

Nën kryesimin e kryetares së Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë, zonjës Shukrie Ramadani u mbajt takimi i rregullt i mbi 100 anëtarëve pjesëmarrës nga 18 fshatra për rreth.
Në këtë takim u formuan strukturat udhëheqëse të fshatrave, respektivisht u zgjodhën koordinatorët e fshatrave të kësaj rrethine, e cila pretendon dhe punon për të fituar statutin e komunës. Për 18 fshatrat të cilat gravitojnë në rrethinë u zgjodhën strukturat përgjegjëse, të cilat në koordinimin e zonjës Ramadani do të përgatisin dokumentacionin e duhur, dhe të dhënat e grumbulluara bashkë me planin zhvillimor do të dorëzohen në MAPL.
Shukrie Ramadani është e veja e heroit kombëtar Agim Ramadanit, strategut të thyerjes së kufirit në Koshare.
Nga të pranishmit edhe njëherë u theksua nevoja për shpalljen e Zhegrës Komunë. Pasi siç u tha Zhegra i plotëson të gjitha kushtet për të gëzuar statusin e Komunës si faktorin demografik, territorial e ekonomik.
U tha se duhet punuar e unifikuar në vazhdimësi me të gjithë mekanizmat relevant që të realizohet objektivi për shpalljen e Zhegrës Komunë.
Në fund këshilli reagoi dhe hodhi poshtë kategorikisht mundësin e mbylljes së Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër. Pasi siç u tha ky vendim është i ndikuar politikisht, meqë këto paralele funksionojnë nga viti 1972.
Zhegranët nuk do të lejojnë të trajtohen si qytetare të rendit të dytë në shtetin e tyre, për te cilin luftuan dhe punojnë në rindërtimin e tij, janë tejet të zhgënjyer me këtë vendim të padrejtë të cilin e mësojnë nga mediat dhe do të reagojnë fuqishëm në rast se tentohet mbyllja e paraleleve të shkollës së mesme të lart në Zhegër. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat