Kosova shënon 15 vjetorin e fillimit të luftës

Kosova

Kosova shënon 15 vjetorin e fillimit të luftës

Më: 5 mars 2013 Në ora: 16:06

Manifestimi tre ditor “Epopeja e UÇK-së”, sot ka filluar me parakalimin e njësiteve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari’ në Prishtinë. Kryeministri Hashim Thaçi tha se tha se 15 vjet më parë me një çmim të lartë jetësh dhe përpjekjesh, Kosova po ndërronte rrjedhën e historisë, kurse sipas tij sot vendi është tregim i suksesshëm i shtet ndërtimit.

Me fillimin e masivizimit të luftës çlirimtare dhe shtrirjes së saj në gjithë vendin me 5,6,7 mars të vitit 1998 ndodhi një kthesë e madhe në historinë e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë manifestimit të fillimit të Epopesë së UÇK-së, në Kazermen “Adem Jashari”, tha se 15 vjet më parë me një çmim të lartë jetësh dhe përpjekjesh, Kosova po ndërronte rrjedhën e historisë.

Thaçi duke folur për të tashmen e vendit tha se duke kaluar nëpër një të kaluar të rëndë Kosova vlerëson lartë paqen, lirinë, barazinë dhe jetën e përbashkët brenda dhe në rajon.
Kurse, Komandanti i FSK-së Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati duke folur në emër të FSK-së, tha se në 15 vjetorin e legjendës sonë dhe asaj të Jasharajve, FSK-ja po hynë e avancuar dhe po tregon disciplinë, profesionalizëm dhe gatishmëri për avancim drejt përgjegjësive kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në emër të familjes Jashari foli vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jasharitm Rifat Jashari.

Ndërkaq, Presidentja Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi,Kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta vendosën kurora lulesh në obeliskun i cili gjendet në Kazermën “Adem Jashari”.

Gjithashtu u lexua vendimi i ministrit të FSK-së për ndarjen e medaljeve si dhe urdhri për dhënien e medaljeve nga KOM-FSK. Në fund Ansambli i Kombëtar i këngëve dhe valleve Shota dha një program artistik.

Me këtë rast, Presidentja Jahjaga u bëri një revistim njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës të rreshtuara për nder të këtij përvjetori si dhe vendosi kurorë me lule pranë obeliskut të dëshmorëve në Kazermën “Adem Jashari”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat