Vizita e Ashtonit, nuk është presion

Kosova

Vizita e Ashtonit, nuk është presion

Më: 11 mars 2013 Në ora: 14:02

Vizita e Baroneshës, Catherine Ashton në Kosovë, gjatë këtyre ditëve, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk shihet si një presion ndaj palës apo opozitës , por më shumë si ndihmesë në proceset që po kalon Kosova. Ndërkohë opozita thotë që ka disa paqartësi në procesin e dialogut. Për raportimin e kryeministrit, pritet të vendoset gjatë seancës së nesërme.

Kryetari Krasniqi, i pyetur për vizitën e Baroneshës, Ashton në Kosovë, Krasniqi ka thënë se vizitën nuk e sheh si presion, por si një ndihmesë për Kosovën nëpër proceset, të cilat po kalon.

“Unë konsideroj që ardhja e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian apo cilitdo vend tjetër në Kosovë, nuk duhet të shihet si presion. Duhet të shohim si vizitë në shërbim të proceseve dhe në cilat kalon Kosova. Është çështje tjetër që drejtuesit e Kosovës si e kuptojnë atë, si ndihmë apo si proces”, ka theksuar Krasniqi. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini e sheh si një vizitë të rëndësishme, në të cilën priten të qartësohen disa çështje.

“Mendoj se gjithë e kanë qartë se çfarëdo ndryshimi që mund të ndodh, i cili ka implikime kushtetuese ose ligjore kërkon ratifikim në Kuvend 2/3. Dhe nëse ka mbet një dilemë se si të ecet përpara atëherë ky është një rast i mirë edhe për ne edhe për Baroneshën Ashton. Mos harroni se është një vizitë e rëndësishme që të qartësohen këto çështje. Dhe në këto procese që po kalon Kosova janë procese delikate dhe mendoj se çështja kryesore është mos të ketë paqartësi dhe që momentin kur ne duhet të sillemi konform Kushtetutës dhe ligjit mos të ketë dikush të paqartë se ku jemi dhe çka po ndodh”, ka deklaruar Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat